Një aksident ka ndodhur sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pranë mbikalimit.
Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një këmbësor të moshuar.
“DurrësLajm” mëson se shoferi i “Benz”-it, është shtetasi me iniciale B. R. 34 vjeç.
I moshuari që u plagos u transportua me autoambulancë në spital, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.





