Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa ajo ndiqte në televizion intervistën e të birit nga Haga.

Krahas fotografisë, Endriti ka përcjellë një mesazh të ndjerë për babain e tij, duke shprehur mallin dhe pritjen e gjyshes për ta takuar sërish të birin.

Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”, ka shkruar ai.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ata po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.