Gjykata e shkallës së parë në Durrës liron nga burgu drejtorin e Kavalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjyaktë, ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi masën e sigurisë nga arreëst me burg në detyrim paraqitje për drejtorin e Kavalishencës.
Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua nga prokuroria i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” krahas 8 personave të tjerë. Në shtëpinë e pushimit humbi jetën pedagogu dhe komisari Bajram Hajdarmataj, pasi një pjesë e hotelit të kësaj shtëpie pushimi u shemb më 26 nëntor.





