Gjatë paradites së kësaj të enteje, moti në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Meteoalb parashikon që në orët e mesditës dhe në vijim do të shtohen vranësirat në skajin verior dhe jugor, por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.





