E ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, gazetarja Edlira Gjoni tha se kryeministri Edi Rama do humbasë pa pikë dyshimi zgjedhjet e 2021.

Gjoni tha se nëse Rama fiton do jetë dramë e madhe për Shqipërinë, ndërsa shprehu shqetësimin se dy partitë e mëdha politike po anashkalojnë reformën zgjedhore.

“Rama do humbasë në 2021 pa pikë dyshimi. Do jetë dramë për Shqipërinë nëse nuk humbet. Është kalçifikim pushteti i frikshëm. Ajo çfarë më shqetëson te reforma zgjedhore është se partitë e mëdha politike refuzojnë, bëjnë sikur nuk u intereson fare ky diskursi, i shmangen me lezet, pa lezet dhe nuk janë shprehur pse e mohojnë kaq shumë. Dy partitë e mëdha e anashkalojnë a thua se kjo është një çështje që po pret vetëm opozitën e re në parlament ose neve që na shqetëson. Refuzojnë të pranojnë se ky është një diskutim që meriton nga partitë e mëdha të trajtohet hapur. Nuk guxojnë të thonë jemi dakord për këtë kod apo jemi kundër.”