Fillimi i festave të fundvitit ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e Tiranës.

Dalja nga kryeqyteti ka qenë një mision i pamundur gjatë pasdites së sotme. Aktualisht, dalja drejt Veriut nga mbikalimi pranë Kthesës së Kamzës deri në Kamzë, ka radhë të gjata automjetesh dhe lëvizja është tejet e ngadaltë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar se kanë orë të tëra që qëndrojnë në makinë, aq më tepër sot në vigjilje të Krishtlindjes.