Një ditë pas mbledhjes maratonë të qeverisë në Golem, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Mësohet se takimi i sotëm po përqendrohet te zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjithashtu kupola drejtuese e PS do marrë në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar.

Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar. Kryesia e PS pritet të vendosë edhe një datë për thirrjen e Asamblesë në muajin janar.