Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrit Rama, kryeministrit Zaev dhe presidentin malazez, Djukanoviç, Vuçiç deklaroi Serbia do të ndihmojë qytetet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Aleksandër Vuçiç tha se qeveria serbe do të akordojë një fond domethënës parash për të ardhur në ndihmë të Durrësit e Thumanës dhe zonave të tjera në Shqipëri.

“Do të doja që të shprehja ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet tona të shpëtimit ne e bëmë por gjithashtu unë besoj se gjithë njerëzit e kuptuan dhe gjithë simpatinë tonë. Do të doja të falenderoja kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen e tij falenderoj atë qe na çoi sot në Durrës ku pamë ato femijë të mrekullueshëm, që kishin humbur shtëpitë pamë prindërit gjyshërit e tyre dhe ajo çfarë mund tu them është që qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për ta ndihmuar me një vlere domethënëse parash Shqipërinë dhe besoj që do të jetë një, nga dy tre apo katër donatorët më të mëdhënjë për vendet si Durrësi Thumanën edhe zonat tjera në Shqipëri. “