Pas takimit me disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë një mesazh për shqiptarët.
Në një postim në Facebook, Zaev shpreh mbështetje për këtë situatë ndërsa thekson se sot në Tiranë, në Samitin që do të zhvillohet mes liderëve të këtyre vendeve, do të firmoset një dokument për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.
POSTIMI I ZAEV
Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të frymës dhe mbështetjes së banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin.
Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti.
Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë.





