Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka dhënë masën e sigurisë për gardianin e burgut Martin Skëndaj i cili dy ditë më pare vrau dy të rinj në poliklinikën e Patosit.

Trupi gjykues i Kryesuar nga gjykatëse Adelina Zarka vendosi masën “arrest me burg” për autorin 22-vjeçar.

Ditën e enjte, ai shkoi brenda në qendrën shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, i cili ishte i dashuri i motrës së tij dhe Skëndaj e kundërshtonte.

Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe kushëririt të tij Elis Kapaj. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.