Policia e Shijakut ka ndaluar një 30-vjeçar në kërkim kombëtar.

Mësohet se shtetasi H.B., banues në Maminas ishte dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në vijim të punës  për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe  ndaluan shtetasin: H.B.,30 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me dy vite burg për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë” “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.