Kryeministri Edi Rama ka sjellë mëngjesin e sotëm në Durrës Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev si dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata shoqëroheshin nga delegacionet përkatëse, Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, kryebashkiaku i komanduar i Durrësit, Zhyljan Varfi, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, prefekti Roland Nasto etj..

Nën masa të rrepta sigurie, politikanët kanë vizituar lagjen 17, aty ku pallatet “Jedas” janë shpallur të pabanueshme deri në rikonstruksion për shkak të dëmeve të shumta nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter.

Presj ditësh së djeshme presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik.