Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë sot në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”.
Ruçi deklaroi se një media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit e shikuesit, pra konsumatorët, ndjehen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj.
“Rregullimet ligjore të nevojshme nuk presupozojnë domosdoshërisht zgjerimin e rrezes së shtetit demokratik, por forcën e tij për të garantuar mbrojtjen e dinjitetit dhe lirive qytetare. Një media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit e shikuesit, pra konsumatorët, ndjehen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj. Sa më shumë rritet pushteti dhe influenca, aq më shumë duhet të rritet edhe përgjegjësia dhe vetëkontrolli. Liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj” tha ai.





