Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA ka një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.

I pranishëm në konferencën Kombëtare “Liria pa urrejtje”, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.

Ditën e mërkurë u miratua në Parlament paketa antishpifje, e cila u kundërshtua nga opozita, gazetarët, shoqëria civile, por edhe qytetarët, të cilët protestuan. Pavarësisht reagimit, Kuvendi nuk ndryshoi qëndrim, duke miratuar ligjin.