Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar 11 drejtues të Policisë, zjarrfikëses dhe punonjës të cilët u angazhuan gjatë operacioneve të kërkim – shpëtimit pasi tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter goditi vendin dhe mori 51 jetë njerëzish.
Lleshaj ka dekoruar me titullin “Medalja e Nderit”, Ardi Veliun, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocajn, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, Gjovalin Loka , Drejtor i Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike, Sokol Bizhga, Drejtor i FLO-s, Drejtorin e Policisë Durrës, Lorenc Shehun dhe shefin e komisariatit të Krujës Artur Hehaj.
“Medalja për Trimëri” iu është dhënë Drejtorit të Policisë Durrës, Lorenc Shehut dhe shefit të komisariatit të Krujës, Artur Hehaj.
“Medalja Për shpëtim jete” i është dhënë Artur Dulit, punonjës i FNSH, Klodian Hysit, punonjës i RENEA, Luan Kapajt, zjarrfikës i MNZSH Vlorë, Endri Krashtas, shef i MNZSH, Kavajë, Gjovalin Zefit zjarrfikës i MNZSH, Vau i Dejës.





