Dy turistë me origjinë çeke, 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit.

Policia e Skraparit thote se nisën operacionin pasi morën njoftimin se dy turistët kishin hyrë në kanione dhe kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Pas kontrollit të zonës, policia përdori edhe dronë, duke bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ata nuk mund të vijonin më tej lëvizjen.

Pas ndërhyrjes, dy turistët u nxorën në mënyrë të sigurt nga kanionet dhe nuk raportohet për probleme shëndetësore.