Babai i 18-vjeçarit Devis Hoti, i cili u arrestua në lidhje me vrasjen e Flamur Dacit në Korçë ka deklaruar për News 24 e BW se i biri ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit.
Ai ka mohuar faktin që djali i tij të ketë lidhje me vrasjen e kushëririt, me të cilin kishin raporte normale si familje.
“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalë hallo. Kemi patur marrëdhënie normale. Nuk kishim konflikte me ata. Le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar djali. Edhe neve na morën deklaratën policia, por në shtëpi.”, tha babai i 18-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në fshatin Mborje, pranë dyqanit të viktimës, ndërsa sot u arrestua i riu, i cili rezulton person me precedentë penale, pasi më herët ka qenë i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.





