Shpërthim me lëndë plasësë në një banesë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kushtrimi”, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Informacioni paraprak 

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.