Tërmeti që lëkundi Durrësin dhe Tiranën pasditen e sotme është ndjerë deri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindizi.
Të shumtë ishin italianët rezidentë në Brindizi, që shkruan në rrjetet sociale se kishin ndjerë tërmetin, raporton Il Messaggero.





