Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar të dhënat nga lëkundja e fundit sizmike që tronditi Durrësin dhe Tiranën dhe nxorri shumë njerëz në rrugë.
Sipas IGJEUM, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me epiqendër 9 km në veri të Durrësit.
Faqja e IGJEUM u hap vetëm pak minuta më parë, pasi në momentet pas tërmetit ajo ishte bllokuar duke bërë të pamundur të kuptonim sa i fortë ishte tërmeti i orës 17.03.
Ndërkohë aplikacionet që prej tërmetit të 26 nëntorit shumëkush i ka shkarkuar në telefon tregonin për një lëkundje 4.7 ballë, me epiqendër Vorën.





