Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të diskutojë rikthimin në Kuvend, në momentin që ngrihet Gjykata Kushtetuese. Ka qënë kjo deklarata e fortë e kryetares Monika Kryemadhi, e cila në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, thotë se në kushtet kur opozita ishte kthyer në fasadë dhe nuk kishte asnjë institucion që t’i vendoste fre mazhorancës, qëndrimi në kuvend ishte vetëm për rroga.

“Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje t’i shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament”.

Në gjithë këtë situatë, Kryemadhi nuk lë pa kritikuar ashpër qëndrimin e bashkëshortit të saj, Presidentit Ilir Meta, i cili sipas saj me mos veprimin e tij lejoji që kryeministri të shkatërrojë drejtësinë.

“Sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar. I pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin”.

Monika Kryemadhi tha se vendi ka shkuar në një krizë të thellë poltike dhe ekonomike ndërsa demokracia është në rrezik. Për këtë situatë, ajo fajsoi dhe faktorin ndërkombëtarë, duke ngritur akuza të forta.

 “Jo faktor ndërkombëtar që paguhet në borderotë e Ramës, të krimit të organizuar, të qarqeve antishqiptare. Të gjitha këto do të fillojnë dhe do të konsolidohen. Mos të harrojmë që kanë filluar të kuptojnë se po përdoren paratë e BE dhe SHBA për të kapur Reformën në Drejtësi”.

Kryetarja e LSI-së, tha se ligjet e reformës në drejtësi u ndërtuan  ndërtuan  gabim  falë edhe  ndërkombëtarëve. Në këtë pikë, nuk e kursen ish ambasadoren e BE-së.

 “Nuk u kundërshtua se kush të linte, të isha unë kryetare e partisë në atë kohë e të shikoje ti Romana Vlahutinin siç ja kam thënë nëpër tavolina. Se erdhi Romana Vlahutin më lutej për të votuar ligjin për magjistratët dhe thonte fusni dhe ju çfarë keni emrat tuaj në ligjin e magjistratëve”.

Sa i përket aksionit opozitar, Kryemadhi tha se bashkëpunimi me Partinë Demokratike është i fortë,  ndërsa sipas saj krahas alterantivës  objektivi për zgjedhje të parakohshme vendore dhe parlementare do të marr një shtysë të fortë në fillim të vitit. Zgjedhjet e lira tha ajo,  janë oksigjen për vendin që sic shprehet ajo po degradon në sistem monist dhe ekonomi të shkatërruar.