Konfirmohet edhe viktima e dytë nga sherri me armë zjarri në ambientet e poliklinikës në Patos.

Mësohet se Elis Kapaj ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa Manol Rrapaj, i plagosuri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Dy të rinjtë, 25 dhe 27 vjeç u qëlluan brenda poliklinikës nga Martin Skëndaj.

Ky i fundit u arrestua më pas nga policia duke i kapur edhe armën e krimit.

Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.