Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Ruiz Calavera ka përshëndetur betimin e 8 prokurorëve të SPAK.

“Mirëpresim ngrohtësisht betimin për tetë anëtarët e parë të SPAK. Një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, shkruan Calavera.

Tetë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes zyrtarisht detyrën.

Në prani edhe të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, Elida Kaçkini,  Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani janë betuar në një ceremoni solemne para Presidentit të Republikës.