Ditën e djeshme, në lagjen Pla i Patës në Has, një i moshuar është gjendur i vdekur në një përrua.
Bëhet fjalë për shtetasin M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has. Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.





