Gazetari i njohur, Enkel Demi ndodhet në mesin e përfaqësuesëve të medias që po protestojnë kundër paketës antishpifje
Demi dënon ashpër ketë vendim të qeverisë ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po iu heq bukën e gojës gazetarëve
“Nga përvoja jonë, që është goxha më e madhe se e atij, sa më keq ta bëjë, aq më zi do ja bëjmë. Për të mbyllur nuk na mbyll dot, do të na kufizojë, por nuk e bën dot. Të vetmen gjë që bën sot ai është që thjesht do ta kthejë në personale. Ka njerëz që ushqehen me këtë punë, e kanë profesion dhe ti nuk mund të futesh dot në shtëpinë e të tjerëve. Ne do të vazhdojmë, do të shkruajmë opinione dhe nuk e kemi frikë sepse nuk e kemi pasur frikë asnjëherë. Nga kjo anë e gardhit nuk e ka njeri frikë, nga ana tjetër e gardhit e kanë frikë. Sot jemi bërë bashkë se kemi të njëjtin hall. Gjithsecili ka vijën e tij editoriale, ne jemi bashkë se jemi për profesionin tonë.”





