Gjykata e Vlorës ka vendosur të lerë për një vit në burg, biznesmenin Mihal Kokëdhima. Kokëdhima ishte pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo të Himarës dhe rasti i tij bëri xhiron e medieve, pasi sulmoi disa turistë spanjollë.

Biznesmeni akuzohet për konsumimin e veprave penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone”. I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, por u përball me një situatë aspak të zakontë.

Pas largimit të turistëve nga restoranti, Mihal Kokëdhima i është hedhur me trup furgonit ku ishte biznesmeni spanjoll së bashku me familjen e tij dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.