Policia ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi po transportonin me makinat e tyre klandestinë.
Dy të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj se do t’i ndihmonin të kalonin kufirin në të zezë dhe për këtë do paguanin një shumë të caktuar parash.
NJOFTIMI I PLOTË
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Kapet duke transportuar shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Në kuadër të Planit Operacional “Joint Action Days”, iniciuar nga Interpol në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për “Luftën ndaj Trafikut të Qënieve Njerëzore” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.M., 40 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, si edhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin S.B., 23 vjeç, banues në Maliq.
Shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë kapur shtetasin I.M., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës 3 shtetas të huaj, të cilëve në bashkëpunim me shtetasin S.B., iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.





