Mëngjesin e kësaj të marte, dy banesa janë përfshirë nga flakët në Surrel të Tiranës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:52 dhe sipas policisë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake autoritetet thonë se rezulton që zjarri ka qenë aksidental.
Autoritetet janë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





