Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, më të fokusuara do të jenë në zonat lindore.
Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat kalimtare do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 19°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.





