Paketa anti-shpifje ka shkaktuar debate të forta në Open në Top Channel mes të ftuarve. Debati i parë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.

“Duhet të ndajmë në këtë debat në qoftë se jemi kundër Edi Ramës, apo kundër paketës” – tha Alfred Peza.

E ashpër ishte ndërhyrja e Andi Bushatit ku tha se këtë paketë e ka kundërshtuar Bashkimi Europian.

“Ju tha BE-ja tërhiquni, këtu ke deklaratën”- tha Bushati.

“Në dy takimet e bëra me BE-në flitet për disa rregullime”– ndërhyri Peza.

“Kemi qenë gazetar o Fredi, nuk mund të mbrosh këtë, por fakti që skuqesh ende tregon që s’je pro”- vijoi Bushati.

“Edhe ty të hollohet zëri, Andi” – vazhdoi Peza.

“Po të mbrosh këtë, nuk ke shitur vetëm shpirtin por edhe brekët” – vijoi Bushati.

“Unë e besoj këtë” – replikoi Peza.

“Besoni një mut”– shpërtheu Bushati.

“Në qoftë se je pro kësaj më vjen turp që të kam pasur koleg”– i tha Bushati, Pezës.

“Edhe mua me vjen turp që ju kam pasur koleg” – iu kthye Peza.