Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, gjatë pasqyrimit ditor të bilancit dhe të dhënave nga puna e kryer në bashkitë e prekura nga tërmeti, këtë të martë ka bërë të ditur se numri i objekteve të inspektuara gjithsej deri në orën 12:00 të datës 10 dhjetor në Qarkun e Durrësitka shkuar në 6298.
Nga të tria bashkitë e këtij qarku, situata paraqitet më rëndë në Shijak, ku numri i objekteve për t’u shembur ka shkuar në 900, ndërsa në Durrës në 93 dhe Krujë në 45.
Deri sot janë shembur gjithsej 46 objekte në rang qarku, ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, godinë kjo me 4 kate.
Sakaq, numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
Në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.
TË DHËNAT E PLOTA:
QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 662 (Tiranë – 292; Durrës – 317; Lezhë – 51; Elbasan – 1; Shkodër – 1).
Sërisht, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 564 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.
- Manzë
Përsa i takon situatës në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.
103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje.
PUNA NË TERREN:
6298 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.
- Bashkia Durrës –2129 Objekte të inspektuara, 651 të pabanueshme, 93 për t’u prishur;
- Bashkia Shijak – 1670 Objekte të inspektuara, 424 të pabanueshme, 900 për t’u prishur;
- Bashkia Krujë – 2499 Objekte të inspektuara, 921 të pabanueshme, 45 për t’u prishur.
OBJEKTE TË SHEMBURA
46 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
- Bashkia Durrës
34 objekte (specifikisht 9 objekte 2 -katësh; 10 objekte 3-katësh, 7 objekte 4-katësh, 5 objekte 5 –katësh, 2 objekte 6-katësh dhe 1 objekt ) në Bashkinë Durrës;
Ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4-katësh, që është Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”.
- Bashkia Krujë
10 objekte (specifikisht 3 pallate 2-katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe) janë prishur në Thumanë, dhe;
2 objekte (specifikisht 1 objekt 2-katësh, shkolla 9-vjecare dhe 1 pallat 3-katësh) në fshatin Bubq.
Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.
AKOMODIMI
Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
SHËNDETËSIA
5,408 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,471 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë)





