Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, duke rikthyer panikun te qytetarët.
Siç raporton IGJEUM, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në luginën e Patokut. Ndërkohë, kjo lëkundje mesatare është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter, në orën 00:32. Tërmeti ka pasur epiqendër Kepin e Rodonit dhe eshte regjistruar ne thellësine 9 kilometra.
Më 26 Nëntor, vendi ynë u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.





