Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka qenë sot bashkë me kryetarin e bashkisë së Durrësit Zhulien Varfaj tek kompleksi “Jedas", në lagjen nr.17, në Durrës, ku banojnë 280 familje. 

“Me kryetarin e bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj, inspektuam sot kompleksin “Jedas” në lagjen nr. 17, i cili ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, por lajmi i mirë që konfirmojnë grupet e inspektimit në terren është se pallati nuk do të shëmbet por ka nevojë vetëm për riparime, me qëllim që siguria e banorëve të jetë maksimale”,- ka shkruar zv/ministrja në Facebook, duke dashur me sa duket të sigurojë banorët se pallati nuk rrezikon të shembet.

Gjithsesi, të thuash pallati ka nevojë vetëm për riparime, kur ndërtesa shumëkatëshe ka 3 kolona të shënuar nga ekspertët e huaj me bojë të kuqe, kur vetë banorët e pallatit deklarojnë se godina është anuar që nga data 26 nëntor, pas lëkundjes 6.3 ballë duket pak absurde, sidomos e thënë nga goja e një zyrtari të lartë shtetëror.

Ai pallat është shpallur i pabanueshëm deri në rikonstruksionin e plotë të tij, pasi siç duket edhe nga fotot që po i publikojmë sërish dhe që për ditë me rradhë bënë xhiron e medieve, është mjaft i dëmtuar. 

Statusi i Rovena Vodës: