Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi është shkarkuar sot nga puna.
Arsyeja që ka sjellë shkarkimin e saj ka qenë pasi ka lejuar nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes, një ditë pas tërmetit.
Nga ana tjetër, gjimnazi “Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta nga tërmeti 6.4 Rihter dhe për pasojë është klasifikuar “jashtë funksionit”.
Guximi për të futur nxënësit në shkollë, ndërkohë që toka ende dridhej i ka kushtuar vendin e punës drejtoreshës Dobi, e cila një vit më parë u përfol në media pasi pengoi nxënësit për tu bërë pjesë e protestës së studentëve në dhjetorin e vitit 2018.





