Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka urdhëruar rifillimin e procesit mësimor më datë 10 dhjetor 2019.

Në dokumentin që mban firmën e Rektorit Koni ndër të tjera shkruhet se: 

"Urdhëroj rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019."

Procesi mësimor është ndërprerë prej 26 nëntorit, kur vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.