Ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është një ndër shqiptarët e shumtë që është prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Sipas "BalkanWeb", banesa ku jetonte Marku, pranë rrugës "Siri Kodra" në Tiranë është klasifikuar nga ekspertët e pabanueshme për shkak të dëmeve të shumta, dhe kjo ka bërë që pas 26 nëntorit, ajo të përshkojë çdo ditë rrugën Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas për qenë në detyrë.

Marku i dorëzoi sot detyrën Prokurorit të Ri të Përgjithshëm Olsian Çela dhe do të ushtrojë detyrën si prokurore pranë Gjykatës së Shkodrës.

Ish-prokurorja u zgjodh si anëtare, por ajo s’mund të vijojë të jetë anëtare e KED, përderisa Kuvendi votoi si prokuror të Përgjithshëm Olsian Celën.

Ajo listohej për shkak të funksionit, por për momentin sipas ligjit duhet të kthehet në Shkodër, aty ku ka emërimin, nëse KLP, nuk e emëron në ndonjë detyrë tjetër.