“Fundjave Ndryshe” ka vendosur që të mos i bashkojë paratë e mbledhura me fondet e Komitetit të Rindërtimit që drejtohet nga qeveria.
Bordi Drejtues i organizatës thotë se me qeverinë do të ketë vetëm koordinim, por jo bashkim të fondeve.
Sipas të dhënave në platformën “GoFundme”, kjo organizatë ka arritur të mbledhë 1 milion e 754 mijë dollarë.
“Sot zhvilluam mbledhjen e Bordit Drejtues të Fundjavë Ndryshe. Së bashku me Florjan Binaj, Flori Karaj, Agim Baci, Saimir Kristo dhe me video call Emina Cunmulaj, Ermal Mamaqi diskutuam disa çështje rreth ecurisë së aktivitetit tonë.
Në lidhje me fondin e tërmetit, të unifikuar vendosëm të mos bashkohen fondet me Komitetin e Rindërtimit, por të kordinohemi.
Pjesë e këtij programi do të jenë dhe ekspertë vlerësues të lincensuar, për llogari të Fundjavë Ndryshe! Faleminderit të gjithë bamirësve për mbështetjen dhe besimin që kanë tek nisma Fundjavë Ndryshe!”, shkruan Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit të bamirësisë.





