Kompania “Ventouris Ferries” vjen me një ofertë mjaft të favorshme për udhëtarët për periudhën 15 korrik-3 shtator 2020. Kompania do të vërë për herë të parë një linjë trageti që do të lidhë portin e Barit me atë të Sarandës.
Nëse do ta prisni biletën brenda datës 31 dhjetor, e përfitoni atë me një ofertë fantastike, me 40 përqind ulje.
Linja Bari-Saranda dhe anasjelltas do të funksionojë dy herë në javë.
Nisja nga Bari do të jetë çdo të mërkurë dhe të diel në orën 22.00, ndërsa nisja nga Saranda do të jetë çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00.





