Banorët e një pallati 13-katësh në lagjjen numër 5 në Durrës janë hedhur në protestë, pasi sipas tyre askush nuk po kthen vëmëndjen nga 60 familjet e kësaj ndërtese të dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët disa prej të cilëve po largohen nga pallati tregojnë se pallatit të tyre iu vu shiriti duke u konsideruar i pabanueshëm, por që nuk iu dha asnë zgjidhje më pas. Ata thonë se kryeministri tha që të kontaktojnë me pronarin e firmës që ka ndërtuar pallatin për ta kryer ai rikonstruksionin e tij, por që pronari ka ndërruar jetë 2 muaj më parë dhe firma është mbyllur.

Në të tilla kushte banorët kanë mbetur pa asnjë zgjidhje. Kamera e “DurrësLajm” ka qenë në disa prej apartamenteve, në kate të ndryshme të këtij pallati ku vihet re se dëmet janë shumë të mëdha dhe apartamentet të pabanueshëm. Muret janë çarë dhe orenditë janë dëmtuar, suvatë kanë rënë, fasadat nga vetë katër anët e pallatit janë dëmtuar, duke bërë që banesat të jenë të pabanueshme nga banorët e në rrezik për jetën e tyre.

Ndjekim banorët: