Kreu demokrat Lulzim Basha ka falenderuar Komisionin Europian dhe presidenten Von der Leyen për ndihmën e dhënë në vlerën 15 milionë euro për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shpreh mirënjohje dhe falenderime për KE-në dhe Ursula von der Leyen për mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.
“Mirenjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan Basha në Twitter.





