Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar foto nga pallati në Lezhë për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ishte një prishje normale dhe nuk ka nevojë që të përhapej panik tek qytetarët.
Zhupa shkruan në Facebook, se Lleshaj ulërinte ndaj inxhinierëve në mënyrë të papërgjegjshme.
"Kjo është gjendja e pallatit 12 katësh në Lezhë që Sandër Lleshaj guxonte në menyrë të papërgjegjshme të jepte mend edhe ti ulëriste banorëve edhe inxhinierit duke e konsideruar prishje normale. Kriminale si e gjithë sjellja e tij në krye të ministrisë së brendshme. Shyqyr që nuk i hodhi gaz helmues për ti shpërndarë!", shkruan ajo ndërsa poston disa foto nga pallati në Lezhë.





