Kryeministri Edi Rama thotë se Viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. Me një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë thekson se është në krah të banorëve të prekur dhe vëmendja e tij nuk do të mungojë kundrejt tyre.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm. Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie https://e-albania.al/dhuro”, shkruan Rama..





