Qeveria bëri mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të kryeministrit Rama, i cili merr pjesë në saminitin e NATO-s që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili është personi i plotfuqishëm i koordinimit të operacioneve, tha se vazhdojnë ndihmat nga Turqia, Mali i Zi, Kroacia etj.
"Çdo ditë po vijnë ekspertë nga jashtë të cilët po u bashkohen grupeve në terren. 4000 persona të akomoduar në hotele dhe 254 në palestra. 6500 persona janë akomoduar në çadra dhe 395 në banesa sociale., 769 në Kosovë dhe 436 akomodime të tjera. 26 shkolla janë me dëme të rënda, 15 prej tyre në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. 12 ndërtues janë të gatshëm për të rindërtuar. Janë inspektuar 656 objekte në qarkun e Durrësit, 242 të pabanueshme dhe 27 nga këto do të prishen", tha Çuçi.





