Bashkia e Tiranës ka shkatërruar plotësisht shkollën e Pezës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në të njëjtin vend do të ndërtohet shkolla e re. Kryebashkiaku Veliaj ndoqi nga afër prishjen e kontrolluar dhe siguroi se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri.
“Për të gjitha ndërtesat që janë certifikuar si të pabanueshme ose të papërdorshme, do të fillojmë procesin e prishjes, për t’i bërë më të reja dhe më të bukura”.
Çdo familje, të cilës do t’i prishet pallati pasi nuk ofron më garanci për qëndrueshmërinë e tij, Bashkia e Tiranës do të ofrojë qira 1-vjeçare.
Kryebashkiaku sqaroi se për të gjitha rastet kur dëmtimet janë të lehta dhe nuk kanë prekur strukturën mbajtëse do të bëhet rikonstruksioni, ndërsa për rastet kur kjo është e pamundur për shkak të dëmtimeve të rënda do të bëhet rindërtimi nga e para.





