Një javë pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë, disa prokurorë kanë shkuar në Bashkinë e Durrësit.
Prokurorët kanë sekuestruar dosjet e lejeve të ndërtimit të objekteve që janë dëmtuar dhe rrënimi i tyre ka shkaktuar fatkeqësisht edhe viktima.
Sipas RTV ORA janë sekuestruar të gjitha dosjet e lejeve të ndërtimit të dhëna në 10 vitet e fundit.





