E ngarkuara me punë e SHBA Leyla Mosess Ones ka vizituar sot Durrësin për të ndjekur nga afër masat e ndërmarra për të përballuar situatën posttërmetit.

Leyla Mosses Ones shoqërohej nga eskpertë të SHBA me të ciltë ka zhvilluar një takim me stafinë e bashkisë së qyteti bregdetar.

Në një prononcim për median ajo u shpreh se SHBA po bën gjithçka për të ardhur në ndihmë shqiptarëve. 

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur këto përpjekje së bashku me Bashkimin Europian dhe mekanizmat mbështetës. Në mënyrë që të mund të zhvillohet një vlerësim pas tragjedisë. Do të mbështesim UNICEF për mbështetjen që do t'iu ofrojë të paktën 9 mijë fëmijëve."

"Nuk kam një informacion specifik në këto kohë, lidhur me dosjet që do t'i transferohen SPAK-ut, por ne mbështesim SPAK-un 100%, dhe ne do të qëndrojmë pas çdo përpjekjeje për të mbështetur shtetin ligjor këtu në Shqipëri", është shprehur e ngarkuara me punë e SHBA para gazetarëve.