Nuk janë të pakta edhe reagimet në rrjetet sociale të ministrave të Ramës pas tërmetit të rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.
Ka qenë së fundmi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili në një postim në Facebook ka shkruar:
“Mbrëmje e qetë, si në një familje të madhe! Me kryeministrin Rama, në Harmonia Hotels Group në Durrës, ku banorëve të prekur nga tërmeti u ofrohet shërbim po aq i mirë sa edhe turistëve të huaj të cilët tashmë kanë prenotuar pushimet për sezonin e ardhshëm.”
Ministri thekson se banorëve të prekur nga tërmeti iu ofrohet shërbim si ai i turistëve të huaj pasi janë akomoduar në hotele shumë të mira, me 4 yje.





