Sot brenda ditës së hënë, duhet të përpilohet lista në bashkinë e Durrësit e gjithë ndërtuesve të të të gjitha pallateve që kanë pësuar dëmtime.

Ky ishte një ndër urdhrat e kryeministrit Rama në mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e kësaj të hëne.

“Të gjithë duhet të njoftohen sot, nëse nuk paraqiten vetë, që të paraqiten dhe të marrin përsipër të bëjnë riparimin e gjitha dëmeve që janë shkaktuar, por në supervizimin e grupeve të inspektimit”, tha Rama.

Së dyti, shefi i qeverisë bëri edhe një sqarim për qytetarët, për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, “platforma e bashkëqeverisjes dhe gjithë ekipi i bashkëqeverisjes do të vihen në komunikim ekskluziv me të gjithë njerëzit që kanë nevojë të komunikojnë shqetësimet e tyre në lidhje me banesën.
Nga platforma, do kalojë te shtabet përkatëse dhe njerëzve kështu do t’u jepet përgjigje”.