Një qytetar nga Durrësi ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm pamjet filmike nga dëmet e pësuara në një sërë pallatesh në lagjen nr.8.

Qytetari thotë se gjendja është katastrofë në shumë pallate shumëkatëshe, njësoj siç është tek pallati i tij që ndodhet ngjitur me spitalin e Durrësit.

Sipas qytetarit, dëmet janë shuë të dukshme me sy të lirë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse godina ka pësuar dëme edhe në strukturë apo jo dhe nëse rrezikojnë të qëndrojnë brenda.