Thellohet tragjedia në familjen Lala në zonën e Kënetës që humbi tetë anëtarë të familjes nga tërmeti i tmerrshëm që i zuri brenda në banesë duke u marrë jetën.

Ditën e djeshme, pas ceremonisë mortore që përcolli në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, Fiqirete Lala 64 vjeç ka ndërruar jetë.

64-vjeçarja ka qenë e shtruar në spital para tërmetit dhe ka nisur të shqetësohet sepse shihte familjarët që i shkonin me te zeza në spital, pavaresisht se ata ishin treguar te kujdesshem per te mos i treguar per tragjedine qe kishte ndodhur me familjen Lala. Diten e shtune, ceremonise mortore, zemra e Fiqiretes nuk e ka perballuar tronditjen dhe ka kaluar ne arrest kardiak dhe me pas ka nderruar jete.

Tetë anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti:

1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç